Shqipëria hesht përballë injorimit të Kosovës

Një sërë reagimesh kanë ardhur pas mospërfilljes së Shkupit ndaj Prishtinës. Maqedonia nuk ftuar presidenten Atifete Jahjaga në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të Presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër, gjë kjo që ka ka ngjallur reagime në Kosovë. Por sipas shtypit në Kosovë regime ndaj këtij injorimi të Maqedonisë duhet të kishte dhe nga vendi ynë.Ndërkohë që presidenti i Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës i kanë bërë të ditur kreut të Maqedonisë se nuk marrin pjesë në Samit nëse aty është edhe presidentja e Kosovës,.Ndërsa shteti shqiptar nuk ka reaguar deri tani zyrtarisht. Përkundrazi, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit, raporton "Tribuna".Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për 'Tribunën' se deri të hënën pasdite nuk ka pasur ndonjë vendim për bojkotimin e Samitit të Ohrit nga Presidenti shqiptar. "Po do të marrë pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë", ka thënë shkurt Toptani.