Ashton: Plani zgjidh problemet në terren

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së ,Catherine Ashton ka përgëzuar Prishtinën dhe Beogradin për vendimin e tyre për të miratuar planin e implementimit të marrëveshjes së Brukselit.“Unë dëshiroj edhe njëherë t’i përgëzoj kryeministrin Daçiç dhe Thaçi për lidershipin dhe vendosmërinë e tyre. Angazhimi i tyre personal do të vazhdojë të jetë thelbësorë në funksion të një zbatimi më të shpejtë të planit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e Ashtonit.Ashton konsideron se zbatimi i marrëveshjes në terren është një hap para i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian.“Plani i zbatimit është hartuar për të zgjidhur problemet në terren dhe për të siguruar përparim të shpejtë të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Ajo përfaqëson një hap të mëtejshëm përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nuk paragjykon pozicionet e të dyja palëve për statusin e Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.