Vuçiç: "Çështjet kryesore për serbët e veriut"
Kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeminsitri i tij, Aleksandar Vuçiç, vetëm disa ditë pas takimit në Bruksel për implementimin e marrëveshjes së 19 Prillit, po vazhdojnë bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar garanci shtesë për serbët në Kosovë.Vuçiç deklaroi të Shtunën se duhen bërë përpjekje që serbët në Kosovë të fitojnë disa garanci për çështjet kryesore, siç janë dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.Kryeminsitri serb tha për shtypin serb se "Për qeverinë serbe është e rëndësishme që të mos keqinterpretohet ajo për çfarë është arritur marrëveshja dhe se nuk ka ndonjë domethënie në pikëpamje të çështjes statusore". Sipas tij, është e rëndësishme që të konfirmohet se bisedimet për statusin janë neutral. Daçiç deklaroi se para mbjedhejs së qeverisë ai do të ketë një dialog nëpërmjet telefoni me shefen për politikë të jashtme Kathrin Ashton ku do të ketë sqarime të çështjeve kontestuese.Zëvendëskryeminsitri i serbisë Aleksandar Vuçiç tha se "Për ne çështjet kryesore janë çështje e dokumenteve personale, shtetësia dhe vula në diplomat universitare", ka thënë Vuçiç, duke shtuar se "vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin e ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit 9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe".Vuçiç ka shtuar se vërejtjet kryesore në takimin e brukselit kanë të bëjnë me pjesën statusore që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë.