Greqi, incidente me anëtarë të "Agimit të Artë"

Partia neonaziste Agimi i Artë kthehet përsëri në skenë me ofendime ndaj kreut të partisë Syriza, Aleksis Cipras.Incidenti i fundit me protagonist anëtarë të Agimit të Artë ka qënë i kryesuar nga deputeti i tyre Panajotis Iliopoulos.Ky i fundit vetëm pak ditë më parë është dëbuar nga parlamenti, pasi ka sharë ashpër të pranishmit dhe vencanërisht kreun e të majtës radikale, Aleksis Tsipras.Gjatë senacës tepër të tensionuar ku diskutohej projektligji i ri kundër racizmit është dëgjuar tre herë thirrja naziste 'Hajl Hitler', e cila thuhet se ka ardhur nga partia Agimi i Arte.Të hënën anëtarët e Agimit të Artë marshuan në rrugën Asclipius, afër qëndrës së Athinës. Ata janë përgjijgur me slogane fyese kundër të majtës dhe personalisht kundër kreut të Syriza, kur një kalimtar i provokoi.Forcat e Policisë së Athinës arritën menjëherë në ngjarje dhe episodi përfundoi përpara se të merrte dimensione të tjera.Deputeti i partisë neonaziste, Panajotis Iliopulos, ka monopolizuar interesin e publikut pasi gjithnjë e më shumë ai përfshihet në incidente të këtij lloji. Por deri më tani qeveria helene ka neglizhuar sjelljen e deputetit dhe partisë së tij.Sloganet ofenduese vijnë vetëm disa orë pas gjestit ofendues së të njëjtit deputet ndaj protestuesve në qytetin Pelio.