Kuvendi i Kosovës me rezolutë për Luginën

Kryesia e Kuvendi të Kosovës pritet të vendosë sot për mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas kërkesës së deputetit Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga 20 deputetë të tjerë nënshkrues të kërkesës.Iniciatori i këtij debati parlamentar, deputeti Lutfi Haziri mendon që pas debatit që do të zhvillojë Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë një rezolutë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.“Qëllimi i këtij debati është që Kuvendi si organi më i lartë kushtetues në Kosovë t’i diskutojë drejtat elementare dhe drejtat politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Duhet të diskutojmë edhe për të drejtat civile në Kosovë për shqiptarët e Luginës që janë zhvendosur dhe larguar nga Kosova lindore brenda Kosovës. Besoj që në fund të debatit do të del një rezolutë e qartë e Kuvendit”, ka thënë Haziri.