Rumania pro nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së
Rumania është pro nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, mes Kosovës dhe BE-së.Kjo deklaratë duket se po zbut qëndrimin e shtetit ballkanik për njohjen e Kosovës dhe mundet që shumë shpejt edhe ky hap të ndërmerret. Ka qënë Ministri i Punëve të jashtme të Rumanisë, Titus Korlacen, i cili ka deklaruar se aktualisht vendi i tij angazhohet që BE-ja me Kosovën të nënshkruajë MSA dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë."Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dëshmon për një guxim të jashtëzakonshëm politik. Kjo marrëveshje mundëson normalizimin e marrëdhënieve në tërë rajonin dhe paraqet një hap historik që duhet të shpie gjithë Ballkanin drej integrimit evropian. Qeveria aktuale, muajt e fundit ka marrë qëndrim konstruktiv, i cili mundëson proçeset evropiane për Kosovën. Duhet të gjejmë zgjidhje që do të kënaq të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që Kosova të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit", ka thënë shefi i diplomacisë rumune.Ndonëse Rumania, krahas katër vendeve të tjera të BE-së (Slovakisë, Greqisë, Qipros dhe Spanjës) ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë nuk do të bllokojë rrugën e saj drejt BE-së.