Anketa në Maqedoni: Shqipëria vend armiqësor

Më shumë se 66 % e maqedonasve mendojne se shqiptarët janë armiqësorë ndaj tyre, ndërsa Serbia është vendi më miqësor ndaj Maqedonisë. Ky është rezultati i një anketimi të realizuar në vendin fqinj nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit publik, "Dimitrije Çupovski".Rreth 1050 persona janë pyetur, ndërsa hulumtimi kishte për qëllim të analizojë perceptimet dhe qasjet e qytetarëve ndaj vendeve fqinje si dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore. Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë, ndërsa 79,8 për qind e shqiptarëve në Maqedoni kanë theksuar të kundërtën.Serbia qëndron si vendi më miqësor dhe më i afërt për maqedonasit, sa i përket qasjes dhe fqinjësisë së mirë. Në pyetjen për Serbinë ,se sa ky vend ka qasje miqësore ndaj Maqedonisë, mbi 66 për qind e maqedonasve kanë dhënë përgjigje positive, 28 për qind përgjigje negative. Ndërsa shqiptarët lidhur me këtë pyetje, 56 për qind mendojnë se Serbia ka qasje jomiqësore ndaj Maqedonisë, ndërsa 26 për qind kanë theksuar se Serbia ka qasje miqësore ndaj Maqedonisë.Në pyetjen se cilët nga vendet e Ballkanit kanë qëllime të mira ndaj Maqedonisë: Shqipëria dhe Greqia qëndorjnë në të njëjtat kuota si vende armiqësore, një fakt i çuditshëm ky për sa  kohë mes Shkupit e Athinës ka ende një çështje të hapur siç është ajo emrit dhe ka pasur mjaft incidente, ndërsa me Shqipërinë nuk ka pasur probleme as të tilla apo të ndonjë natyre tjetër.Për 60 për qind të maqedonasve, Serbia ka qëllime të mira ndaj Maqedonisë, ndërsa vetëm 0,5 për qind kanë zgjedhur për Shqipërinë, po kaq Kosovën, dhe 0,6 për qind për Greqinë, etj.