Reeves: Paqja arrihet edhe me bisedime me armiqtë
Në ditën e dytë të konferencës ndërfetare që po mbahet në Pejë, Donald Reeves, themelues i organizatës “Soulof Europe”, theksoi se për të arritur paqen nuk mjaftojnë bisedat me miqtë, por është i domosdoshëm edhe komunikimi me armiqtë.Ai kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit të shkëmbejnë njohuritë e tyre dhe t’u japin një mesazh të vetëm brezave të ardhshëm.Ndërsa, në një video mesazh Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe dhe themelues i Fondacionit të Besimit Tony Blair, shprehu shpresën se besimi mund të jetë një forcë pozitive.Duke folur në konferencë, profesori Ian Linden, këshilltar i lartë pranë Fondacionit të Besimit Tony Blair, foli për sfidat e sotme në Kosovë dhe në mbarë botën. Ai shtjelloi aktivitetet aktuale për rritjen e njohurive fetare që po zhvillohen në Kosovë, si pjesë e programit të fondacionit përgjegjës, në 20 shtete, përfshirë Pakistanin dhe Indonezinë.