Arrest shtëpie për ish-anëtarët e UÇK-së, nesër protesta në Prishtinë

Bashkëluftëtarët e ish komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit e Sami Lushtakut, si dhe pesë bashkëlufëtarëve të tyre të zonës së Drenicës po mundohen të organizohen sa më masivisht të dalin të hënën në protestën, e cila do të mbahet në Prishtinë.Lënia në "arrest shtëpie" prej 30 ditësh i ka irrituar bashkëluftëtarët e UÇK-së, të cilët tashmë kanë mbajtur takime të shumta për t'u organizuar sa më mirë kundër këtyre arrestimeve.Organizatorët, duke shprehur shqetësime për dënimin e ish-komandantëve të tyre ndërsa këto arrestime i vlerësojnë si kryekëput politike, pasi sipas tyre, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.Pas arrestimit të shtatë ish-luftëtarëve të UÇK-së, ka reaguar edhe organizata e veteranëve të luftës, e cila ka paralajmëruar një protestë për të hënën kundër këtyre veprimeve të EULEX-it.Protesta, në të cilën është paralajmëruar të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha rajonet e Kosovës, do të nisë në orën 11:30 te parkingu i Pallatit të Rinisë në Prishtinë.