Peshkopi, automjeti përplas për vdekje kalimtaren, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2013, 16:59
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Peshkopi.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Pazarit", ku automjeti me targa AA 280 AJ, i cili po udhëtonte me shpejtësi, ka përplasur për vdekje një grua, kalimtare e rastit.Viktima është identifikuar si shtetesja Vera Bunguri, 53 vjeç.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar në komisariat edhe drejtuesin e mjetit, Nazif Lusha, 57 vjeç, i dyshuari si autor i aksidentit me pasojë vdekjen.