Meta në “Tonight Ilva Tare”: Diferenca mbi 200 mijë vota për aleancën e majtë
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar sot se e majta e bashkuar do t`i fitojë zgjedhjet e 23 qershorit dhe diferenca për aleancën e majtë do të jetë mbi 200 mijë vota.I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Meta ka akuzuar edhe ish-aleatin e tij Sali Berisha sa i përket mosvotimit të tre ligjeve sipas kompromisit të propozuar prej tij dhe e ka ftuar kryeministrin Berisha që të bëjë një rotacion demokratik, duke marrë si shëmbull largimin e Nanos para 8 viteve.Lideri i lëvizjes Socialiste për Integrim, ka deklaruar se kandidimi i Agron Dukës për Partinë Republikane do të ketë dëm elektoral për të majtën.Pyetjes së gazetares Ilva Tare nëse ka ndikuar në moskandidimin e Agron Dukës në qytetin e Durrësit për Partinë Socialiste, Meta ju përgjigj:“Kjo është krejt e pavërtetë. Unë ju thashë që nuk ndërhyj, nuk kam ndërhyrë dhe nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështje që kanë të bëjnë me vendimet e Partisë Socialiste, që mund të konsiderohen si çështje të saj të brendshme. Ashtu sikurse mund të them se argumenti i dhënë për këtë rast nuk më është dukur bindës. Ky është një vlerësim i imi personal. Pa dëm kjo punë nuk është por besojmë që të jetë sa më i kufizuar.”Në lidhje me pyetjen për një përshkallëzim të retorikës midis LSI-së dhe qeverisë aktuale të kryeministrit Berisha, Ilir Meta tha se të gjitha këto probleme reale, konkrete dhe në rritje së bashku me disa shqetësime të tjera si çekulibrimi i balancave politike dhe përqëndrimi i tepruar i pushteteve në duart e kryetarit të PD-së, bëri që LSI të mbajë këtë qëndrim dhe të marri këtë pozicion të ri.“LSI është munduar për të respektuar në maksimum marrëveshjen me PD-në, pa patur asnjë paragjykim për të gjetur një sebep për ta prishur atë. Nëse kjo marrëveshje funksionoi për 4 vite, është një meritë e LSI-së por edhe e kryeministrit Berisha. LSI i bëri të gjitha përpjekjet për një president konsensual, pasi kjo ishte një çështje kyç përsa u takon pushteteve në vend, por për arsye dhe faktor që nuk vareshin vetëm nga LSI dhe nga mënyra si u soll lidershipi i PS-së, si dhe përpjekjes së PD-së për të patur ndikimin e saj në këtë institucion, solli një moment të tillë që do të sillte më vonë përfundimin e kësaj marrëveshjeje”, u shpreh Meta.Kreu i LSI-së ka folur gjithashtu edhe për pjesën e përgjegjësisë që mban LSI-ja në qeverisjen e vendit këto 4 vjet duke theksuar se LSI-ja nuk ka pasur lidershipin e qeverisë dhe se pret që kjo përgjegjësi të lexohet te vota e shqiptarëve në 23 Qershor.“Shqiptarët do ta vlerësojnë LSI-në për guximin e saj për të marrë vendime të rëndësishme në të mirën e vendit. Marrëveshja jonë me PD solli stabilitet, qetësi, liberalizimin e vizave” tha Meta.Meta tha gjithashtu se nuk ka rëndësi se në cilin krah je në politikë, në pushtet apo në opzitë, rëndësi ka që ti shërbesh perspektivës së vendit.Në lidhje me deklaratat e sotme nga qyteti i Korçës, të kryeministrit Berisha se Meta e ndërpreu marrëveshjen me qëllimin për të rrëzuar qeverinë dhe për të shkuar në qeveri teknike, kreu i LSI-së tha se LSI ka qënë dhe është për ura bashkëpunimi.“Ne kemi propozuar një kompromis për miratimin e tre ligjeve, të cilin Berisha bën sikur nuk e dëgjon dhe thotë se ligjet ose do të votohen siç do ai ose do të votohen në Shtator me referendum”, tha Meta.Ilir Meta ka sqaruar se shkaku që LSI morri vendimin për zgjidhjen e marrëveshjes me PD-në ishte pozicionimi që duhej të bënte LSI për zgjedhjet e 23 Qershorit.“Ne ishim të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin në nivel vendor dhe do ta zbatonim këtë deri ditën që u hoq anëtari i LSI-së në KQZ.”Meta e ka cilësuar kryeministrin Berisha si të përmbajtur dhe të mirëkuptuar në të gjitha zhvillimet, por situatën që u krijua me KQZ-në e ka quajtur të panevojshme.Ndërsa aleancën e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste, Ilir Meta e ka quajtur një aleancë të moralshme dhe mardhënien e tij me kreun e opozitës, Edi Rama, një raport korrekt.Meta tha se që pas prishjes së marrëveshjes nuk ka pasur më kontakte me kryeministrin Berisha por është i hapur për të folur për çështje të rëndësishme sidomos ato që kanë të bëjnë me integrimin e vendit.“Morali është rotacioni dhe ndryshimi. Berisha duhet të ndjeki shembullin e Nanos për një rotacion demokratik dhe paqësor. Rotacioni është domosdoshmëri për ndryshim”, tha Ilir Meta.“Gjithçka që ka ndodhur në mënyrë të padrejtë do të vendoset në vendin e vet”, u shpreh Meta duke nënkuptuar se të gjithë ata persona që u hoqën nga puna pas prishjes së koalicionit me PD-në, pas 23 Qershorit do të rikthehen.