Meta prezanton në Njësinë 3 kandidatin për deputet: LRI, adrenalina e LSI-së për të fituar sfidat

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar paraditen e sotme në Njësinë 3 në Tiranë, kandidatin për deputet, Edrit Braimllari.Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.Kryetari i LSI-së, Ilir Meta falënderoi të gjithë për angazhimin në suksesin dhe fitoren e LSI-së në zgjedhjet e 23 qershorit, ashtu si edhe me 8 maj me fitoren e Ilir Kokonës në Njësinë 3, por edhe me suksesin e LSI në të gjithë kryeqytetin.“LSI është një forcë e integrimit, është një forcë e të gjithëve, e të gjitha gjeneratave, por LSI në radhë të parë është forca e rinisë e të rinjve dhe të reja të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha ai.Lidhur me sloganin “Të Ecim më Shpejt” dhe se si erdhi ky slogan si flamur i fushatës elektorale, LSI u përgjigj: “Ai erdhi nga LRI, e cila është adrenalina e LSI-së për të fituar të gjitha sfidat. Në emër të së ardhmes rinia është aseti më i vyer i kombit, i shoqërisë sonë është e sotmja dhe e nesërmja. Të rinjtë e gjejnë veten e tyre në LSI më mirë se kudo tjetër, sepse te LSI ata janë vetvetja, sepse te LSI ata janë një faktor i fuqishëm përmes të cilit ata realizojnë ndryshimet që duan dhe që aspirojnë, tha ai. Në listën tonë të kandidatëve të kryeqytetit 30% janë përfaqësues të LRI-së, por jo vetëm kaq. Në 7 kandidatët e para të LSI-së në Qarkun e Tiranës, katër prej tyre i takojnë LRI-së. Janë të rinjtë dhe të rejat në krye të fushatë sonë, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndaj dhe unë kam nderin dhe kënaqësinë e madhe në emër të LSI-së, që të kërkoj mbështetjen tuaj e në veçantë të gjithë të rinjve dhe te rejave për kryetarin e LRI-së, një ndër drejtuesit kryesorë të LSI-së, Endrit Braimllarin si kandidat për deputet”, vijoi lideri i LSI-së.Më tej, Meta tha se punësimi është prioritet i LSI, duke shpalosur platformën elektorale që ka si angazhim të veçantë punësimin e të rinjve.“Punësimi është prioritet i LSI-së. Në platformën elektorale për 4 vitet e qeverisjes së ardhshme e në mënyrë të veçantë, punësimi i të rinjve dhe të reja është prioriteti dhe angazhimi ynë më i madh dhe i rëndësishëm. LSI-ja synon një model të ri të ekonomik që bazohet te prodhimi dhe të aftësia për të eksportuar si baza kryesore për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe punësim të qëndrueshëm. Dhe në themel të këtij angazhimi për këtë model të ri ekonomik qëndron mbështetja dhe formimi profesional i të rinjve në mënyrë që ata të punësohen në këto sektorë kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit, shtoi Meta.Sakaq, Lideri i LSI-së u shpreh se në programin elektoral i kushtohet një rëndësi e veçantë formimit profesional të të rinjve dhe të rejave për të gjetur punën e parë në jetën e tyre. “Ne angazhohemi si LSI në mënyrë që qeveria të përballojë një pjesë të pagës për çdo të ri dhe të re që nuk e ka formimin e duhur profesional për të gjetur vendin e parë të punës nga tre deri në gjashtë muajt e parë në mënyrë që të lehtësojmë kostot e bizneseve, të cilat kanë nevojë për vende të reja pune. Punësimi i grave mbetet një prioritet i veçantë i LSI-së, e cila ka qenë e para forcë politike që i ka qëndruar pranë biznesit fason si biznesi më i madh punëdhënës në të gjithë vendin.Edhe disa arritje në këtë drejtim gjatë viteve të fundit kanë qenë falë këmbënguljes së LSI-së. Ne besojmë se me mbështetjen që do të marrim më 23 qershor do të kemi një fuqi shumë më të madhe vendimmarrëse në qeverisjen e ardhshme që do të na krijojë mundësinë për të zbatuar në mënyrë më të plotë programin tonë në interes të zhvillimit të mëtejshëm të biznesit fason dhe bizneseve të tjera, që do të krijojnë mundësitë për të më tepër hapur vende të reja pune. Shqipëria përfaqëson ende një demokraci të re një demokraci 22-vjeçare ndaj kemi nevojë për një pjesëmarrje akoma më të madhe të të rinjve për të çuar përpara demokracinë tonë kemi nevojë për mbështetjen e tyre që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e integrimit evropian”.