PDIU në Berat, Idrizi: Fuqizimi i PDIU-së, fuqizimi i zërit tuaj në Kuvend

PDIU ka nisur prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet parlmentare nga qyteti i Beratit.Kreu i kësaj force politike, Shpëtim idrizi  ka prezantuar kandidatët, lista e të cilëve kryesohet nga Hajrie Mbrati.  Gjatë fjalës së tij idrizi u ndal në mënyrë të veçantë tek programi politik i PDIU-së, i cili   fokusohet  tek çështjet patriotike, dhe për Beratin një rëndësi të veçantë tha ai merr ruajtja e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.“Ne e konceptuam PDIU-në si parti kombëtariste, me një përqasje të fortë patriotike e ku dinjiteti dhe vlerat e kombit shqiptar ishin dhe janë parësore. E nisëm atëhere kur partitë kombëtariste dukeshin demode, si një  parti me një filozofi të qartë, Parti e patriotizmit pragmatist Shqiptar, larg nacionalizmave folklorike, por plot vendosmëri në mbrojtje të vlerave të kombit tone, të historise, trashëgimisë kulturore, të respektit dhe dinjitetit kombëtar. Ishim dhe do të jemi gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve kudo që ata i ka vënë Zoti, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri. PDIU ështëpër një sinergji e bashkim kombëtar të të gjithe Shqiptarëve, duke shtyre liderat politik Shqiptar që të mos sillen si lidera kufijsh, por si lidera vizionar të një kombi që gjallon njësoj, në një bashkim Europianist,të një kombi me kulturë gjuhë histori të përbashkët. PDIU është partia e çështjes kombëtare. Ne besojmë se për një zhvillim të qëndrueshëm të shqiptarëve, në frymën e integrimit dhe në frymën e parimeve evropiane, për plotësimin e amanetit të paraardhësve tanë për idetë dhe luftën e rilindasve, për reflektimin e dëshirës së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të shqiptarëve në trungun evropian, shteti shqiptar duhet të fokusohet në zgjidhjen e çështjes kombëtare. Projekti ynë është Europa e bashkuar. Motoja jonë është: Një gjuhë, Një kulturë, Një komb, Një të ardhme. Sepse ne e duam Shqipërinë të Bashkuar! Dhe ne kemi nevojë të fuqizohemi e të jemi pjesë e rëndësishme e parlamentit shqiptar që të mund të realizojmë programin tonë. Një përfaqësim i rëndësishëm do na mundësojë të vazhdojmë luftën që kemi nisur për zgjidhjen e çështjes çame, që tanimë është bërë çështje e të gjithë shqiptarëve dhe çështjen kombëtare.” – tha IdriziNë  fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, PDIU shkon para elektoratit me sloganin: “Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”,  që konfimon thelbin e kësaj partie që është çështja kombëtare.