Komuniteti LGBT pedalim në sheshin “Nënë Tereza”

U zhvillua sot pedalimi i komunitetit LGBT në sheshin “Nënë Tereza në Tiranë.Pjestarë të shumtë të këtij komuniteti, shqiptarë dhe të huaj, bënë një parade me biçikleta, që filloi tek sheshi  “Nënë Tereza” dhe përshkoi sheshin “Skenderbej”, për tu rikthyer sërish në destinacionin e mëparshëm. Mes te pranishmëve ishin edhe kryetarja e komunitetit LGBT së bashku me Kristi Pinderin. Ata folën rreth kësaj nisme për mikrofonin e “Ora News”.Mes përshkuesve të paradës kishte pjestarë te komunitetit gay por edhe shumë heteroseksualë që e mbështesin nismën kundër homofobisë. Pjesëmarrësit e pedalimit i përshkonte një ndjenjë lirie dhe hareje që vihej re në gjithë portretet e tyre .