FRD, Topi prezantohet si kandidat në kryeqytet

“Politika është një garë me pengesa”, kështu e ka nisur fjalën e tij kreu i FRD-së, Bamir topi, në një takim në kryeqytet ku ka bërë dhe prezantimin e tij si kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 Qershorit.“ Jami bindur se të gjithë sëbashku do jemi pjesë e fitores që do e tregojë data 24 Qershor. Konkurrenca e ndershme do i japë FRD mundësi që nesër të jetë pjesë e rëndësishme në kuvendin e Shqipërisë. Ekipi që prezantohet sot është një ekip përfaqësues i zgjedhur nga ju. Dy partitë e mëdha, si Partia demokratike ashtu eshe Partia Socialiste e kanë mbajtur peng demokracinë shqiptare. FRD-ja do ketë një fuqi vendimmarrëse për formimin e qeverisë së ardhshme. Fryma e Re Demokratike do jetë në funksion të interesave të popullit”, u shpreh Topi.“Ne do të futemi në këtë betejë elektorale për të qenë fitues më 23 Qershor. Njëri është në pushtet, kurse tjetri sheh ëndrra me pushtet. Shqiptarët do formojnë me votën e tyre një institucion përfaqësues siç është parlamenti. Sot institucionet drejtohen nga një njeri, prandaj drejtësia ka rënë deri në këtë pikë. Sot kemi pushtetin e klientelës dhe interesave familjare. KQZ-ja nuk e kryen dot detyrën e saj pasi është një mekanizëm partiak. Për tekat e njërit apo tjetrit, shqiptarët sot kanë probleme të shumta. Politika shqiptare nuk mund të jetë më shkatërruese, politika ka nevojë të rigjenerojë vetveten. Është e  papranueshme që në këto 23 vite kemi të njëjtat fytyra në politikë”, ka përfunduar kreu I Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.