Elbasan, sekuestrohen5 kg kanabis dhe 30 doza heroine, arrestohen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2013, 09:44
Operacioni "Nisma", i zhvilluar nga policia e qytetit të Elbasanit, ka bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg kanabis dhe 30 doza drogë e dyshuar heroine.Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar 24-vjeçarin Emiljano Bërdufi dhe 19-vjeçarin Redi Zeneli. Dy të rinjve iu kapën 30 doza heroinë, dhe akuzohen për shpërndarje të lëndës narkotike.Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se nnë një furgon targa në lagjen "5 Maji", janë kapur 5 kg kanabis.Drejtuesi i furgonit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.