PBDNJ çel fushatën në Korçë, Dule: Slogani ynë "Evropian në aksionin tonë politik"

Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut ka hapur paraditen e sotme fushatën elektorale në qytetin e  Korçës.Në takimin e zhvilluar me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Korçë, ka folur edhe kryetari I PBDNJ-së, Vangjel Dule.Në fjalën e tij, Dule ka shpalosur sloganin, "Evropian në aksionin tonë politik",i cili do të jetë dhe slogani i PBDNJ-së në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit.“Slogani ynë në këto zgjedhje është: "Evropian në aksionin tonë politik".  Ne jemi të përkushtuar për të arritur të gjitha vlerat evropiane. Ne distancohemi nga ata që Evropën e përdorin si pjesë të gjuhës së tyre dhe si premtim elektoral. Përjetuam një ekstazë të një nacionalizmi, që u drejtohet së pari minoriteteve. Duhet të jemi të vështirë në dhënien e votës sonë. Dje në Korçë, pashë mikrobusë dhe autobusë të ardhur nga rrethet, që të dukej një miting i madh për Berishën”, u shpreh Vangjel Dule.Ndërsa  kandidati i PBDNJ-së përKorçën, Thanas Poçi, e ka përshëndetur hapjen e fushatës elektorale në gjuhën greke.