U gjobit nga KQZ-ja, PPKDSH ankimohet në kolegj: Gjoba e padrejtë
Nëse partitë kryesore PD, PS dhe LSI dhe parti të tjera janë gjobitur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për shkeljen e ligjit për përfaqësimin e grave në listat e kandidiatëve, KQZ ka gjobitur me 8 milion lekë të reja Partinë Popullore Kristian Demokrate për kandidimin në lista me 60 përqind gra dhe 40 përqind burra.Në këto kushte, kjo parti politike ka ankimuar në kolegjin zgjedhor këtë vendimarrje të institucionit më të lartë të adminsitrimit të zgjedhjeve duke e cilësuar atë si të padrejtë.Pak ditë më pare, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjobiti me 6 milion lekë të reja Partinë Socialiste, me nga 4 milion lekë të reja respektivisht Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socilaiste për Integrim. Burime zyrtare nga KQZ-ja bëjnë të ditur se vendime të tilla janë marrë në përputhje me ligjin e elektoral, i cili parashikon respektimin e barazisë gjinore në listat e kandidatëve.