Rama në Fier: PD po përdor administratën në fushatë
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka çelur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun e Fierit, ku dhe ka prezantuar skuadrën e tij të deputetëve për garën e 23 qershorit.Pikërisht nga ky qytet, me Këshillin e të cilit opozita ka kushtëzuar bllokimin e tre ligjeve në parlament, lideri socialist, Edi Rama, u shpreh i bindur në fitoren e tij në këtë qark dhe në të gjithë Shqipërinë .Mbas 23 Qershorit shteti do të jetë i qytetarëve dhe qeveria e të gjithë shqiptarëve. Unë nuk e di çfarë i tha Saliu fermerëve të Fierit, të Lushnjes, të Mallakastrës, por di se ata do të shkojnë të votojnë në 23 Qershor për rilindjen, për të patur shërbime njësoj si në qytet, për të patur më në fund pas shumë viteve çertifikatën e tokës së tyre. Unë nuk e di se çfarë u tha Saliu tregtarëve të vegjël të vetëpunësuar, por di shumë mirë se çdo i vetëpunësuar do të votojë në 23 Qershor rilindjen, për të hequr taksën e biznesit të vogël, për të jetuar falë djersës së tij.Ne ndryshojmë nga qeveria e sotme aty ku fillojnë interesat e vendit dhe të popullit. Ne nuk kërkojmë votën për tu pasuruar një grup i vogël miliarderësh, por për të patur mirëqënie i gjithë populli shqiptar. Çdo mësues, çdo infermier, çdo punonjës do të çlirohen nga pesha mbytëse e taksës së sheshtë.Në të gjithë botën, çdo qytet që ka një lum është i bekuar, vetëm nën qeverinë e Saliut këto qytete bëhen një mallkim. Por ne mbas 23 Qershorit do ta kthejmë lumin e këtij qyteti në një bekim. Ne do të kullojmë çdo parcel, me ne çdo fermer do të fitojë shtetin në krah , sigurinë e humbur dhe do të shkojë përpara”, u shpreh Rama.Në fund kryesocialisti e ka mbyllur fjalën e tij nga qyteti i Fierit me premtimin: “Ne e dimë se ça do bëjë Fieri në 23 Qershor por dhe ju duhet ta dini që ne do të bëjmë për Fierin atë që nuk është bërë kurrë”.