Topi fushatë në Durrës: FRD rol përcaktues në qeverinë e ardhshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2013, 16:49
Nga qyteti i Durresit kreu i FRD -së Bamir Topi i është kundërvënë kryeministrit Berisha sa i takon deklaratave të tij të disa ditëve më parë për liberalizimin e vizave me SHBA.Topi tha se kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me Kryeministrin, përkundrazi është një vendim që merret nga administrate e Shteteve të Bashkuara.Ndërkohë Topi tha se FRD do të jetë një forcë e rëndësishme pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe se shumë shpejt fishekzjarret e partive të tjera do të shuhen.Deklaratet e ish presidentit Topi,njëherësh kreu i FRD-së janë bërë gjatë ceremonisë së përurimit të librit "Triumfi i Kombit" i autorit Skënder Kaipili.