Ministri apel qyetarëve: Mos vraponi në spitale, por te mjeku i familjes
Nga 2.4 milion vizita që kryeheshin në parësor në vitin 2006 në 2012 kjo shifër ka arritur në 6 milion vizita. Ky shtim i vrushëm i referohet besimit të mjekut të familjes dhe kontakti më të afërt që kanë pacientët me të, por në anën tjetër është dëshmi e një rritje të patologjive në popullatë brenda 6 viteve.Mjeku i familjes nga ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, shihet si kontakti më i parë dhe më themelor më pacientin duke synuar në parandalimin e shumë sëmundjeve, në imunizimin e popullatës ndaj patologjive dhe në depisitimin e faktorëve të rriskut.Që nga nisja e kësaj reforme në shërbimin parësor, e deri më sot mjekësia familjarë ushtrohet nga 1500 mjekë.Duke parë statistikat në rritje të pacientëve të cilët besojnë tek mjeku i familjes Kosova tha se vëmendja e qeverisë ka qenë dhe do të jetë e lartë, duke renditur si sukses rritjen me 170% të pagës mesatare të një mjeku në kujdesin parësor në 2012 krahasuar me vitin 2005.