Berisha në Korçë: Rama bllokator

Partia Demokratike ka çelur fushatën zyrtare në Korçë. Në një miting madhështor, selia blu prezantoi mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë në këtë qark.Aktivitetet e tij në qytetin e Korçës, kryeministri Berisha i ka nisur paraditen e sotme me inagurimin e  impiantit të përpunimit të ujërave të zeza për këtë qytet. Më pas kryeministri ka zhvilluar një bashkëbisedim me sipërmarrës dhe punonjës të këtij qyteti, si dhe një bashkëbisedim me gazetarët për ta mbyllur këtë ditë në Korçë me një miting madhështor për prezantimin e kandidatëve për deputet.“Besoj tek vlerat themelore tuaja. Besoj se këto vlera janë hyjnore dhe në këto vlera është ardhmja që meritoni. Ju me inisiativën tuaj të lirë mund të ndërtoni Korçën dhe Shqipërinë europiane. Ne mbyllim një 4-vjeçar me suksese të padiskutueshme dhe suksese të pamohueshme. Sukseset tona janë suksese reale dhe të prekshme.4 vitet që do të vijnë ne do të bëjmë që të harroen 4 vitet që shkuan. 4 vitet që do të vijnë ne do të ecim 4 herë më shpejtë. Ne besojmë tek liritë, tek koha që është gjëja më e çmuar për njeriun dhe ne kemi bërë që ju të ecni të lirë në të gjitha vendet. Tani ju mund të ecni në rrugë të shtruara.Në çdo përpjekje ne kemi si qëllim punësimin tuaj, se vetëm aty ju shfaqni, talentet tuaja dhe ndërtoni të ardhmen tuaj dhe të fëmijve tuaj. Ne vendosëm taksën e sheshtë, përgjysmuam taksën e bizneseve të vogla, dhe kjo solli dyfishimin e bizneseve në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë. Me këtë politikë ne ja dolëm të tërheqim 4,2 miard dollarë investime të huaja dhe arritëm 360% më shumë investime të huaja më shumë se në mandatin e mëparshëm.Në territorin e Korçës kalojnë dy projekte gjigante, Hidrocentrali i Devollit dhe dhe gazsjellësi transadriatik. Të dyja këto projekte do të hapin mundësira për punësim. Ne bëmë gjithëçka për të mbështetur bujqësinë shqiptare, fermerët shqiptar dhe duam të trefishojmë grantet për fermerët e Korçës dhe të gjithë shqipërisë. Hoqëm çdo taksë dhe TVSH për fermerët dhe për makineritë dhe lëndën e parë për bujqësinë. Korca është sot e famshme në Shqipëri dhe më gjërë për mollën dhe prodhimet e saj të tjera.Ne do bëjmë gjithëçka për punësimin tuaj, do të shtojmë vendet e punës në fermat shqiptare. Shqipëria është një vend i bekuar, një Norvegji e ballkanit, që ka dhjetra hidrocentrale. Shumë shqiptarë do të punësohen në sektorin e energjitikës”, u shpreh kryeministri Berisha.