Mediu fushatë në Ersekë: Vota për të djathtën siguron mirëqënie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2013, 16:46
23 qershori duhet të jetë dita kur do të pwrcaktohet rruga e përbashkët drejt Europës. Nga qyteti i Ersekës , kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim elektoral tha se kjo rrugë shkon përpara duke votuar koalicionin “Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim”.Mediu ka ftuar qytetarwt e Ersekës të votojnë alternativën e djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit për të çuar projektet që përmirësojnë jetën e tyre.