Edi Rama në Gjirokastër, prezanton kandidatët e PS-së për deputet

Kreu i Partisë Socialiste,Edi Rama, është ndalur në Gjirokastër për të prezantuar skuadrën e Rilindjes në këtë qytet.I pritur mes brohoritjeve të shumta nga pjesëmarrësit në këtë tubim në qytetin e Gjirokastrës, kryesocialisti Rama ka shprehur mirënjohjen e tij.“Kjo mikpritje është shenja se të gjithë janë gati për rilindjen dhe për fitoren e Partisë socialiste në 23 Qershor. Edhe pse pushteti ka bërë presion që njerëzit të mos dalin në shesh ju i rezistuat këtij presioni dhe i dhatë përgjigjen e merituar duke u mbledhur të gjithë në këtë shësh. Pas 23 Qershorit do tu japim atyre edhe përgjigjen tjetër të mërituar, përgjigjen për sjelljet e tyre antikushtetuesve dhe kriminale ndaj zgjedhësve, ndaj atyre që do të votojnë për herë të parë, atyre që do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë Shqipërinë duke ndryshuar edhe shkollën në shqipëri. Kurrë më drejtorë shkollash që bëjnë presion mbi mësuesit dhe nxënësit për të dalë në miting, kurrë më një qeveri që e përdor shtetin dhe institucionet e shtetit për interesat e pushtetit”, u shpreh RamaMë pas kryeu i selisë rozë është shprehur i bindur se populli i Gjirokastrës me votën e tij ka për ti dhënë përgjigjen e merituar berishës dhe Partisë Demokratike.“Nuk e di me çfarë kurajoje do ti flasë Berisha popullit të Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt. Popull që jeton i izoluar për shkak të mungesës së rrugës, në varfëri dhe papunësi. Popull që jeton me shpresën e Rilindjes. Por unë e di se çfarë do ti thotë ky popullës Berishës dhe shpurës së tij. Unë e di dhe jam i bindur që në 23 Qershor me votën e tij do ti japi një ndëshkim historik, duke çuar në parlament katër deputetë të Partisë Socialiste dhe të aleancës për Shqipërinë europiane.”Nuk e di se çfarë do tu thotë Berisha emigrantëve të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, atyre që sot përballen me vështirësi në Greqinë fqinje dhe i kanë sytë nga Shqipëria? Çfarë do tu thotë Berisha  tregtarëve të vegjël që janë në prag të rrënimit, por di qse çfarë do ti thonë tregtarët Saliut. Di që në 23 qershor me votën e tyre për Partinë socialiste do të heqin taksën për biznesin e vogël, dhe do tikrijojnë vetes kushte që me biznesin e tyre të mbajnë familjen. Fuqia blerëse ka rënë dhe rotacioni, ndryshimi dhe rilindja, është bërë i domosdoshëm.Ne socialistët dhe progresistët shqiptar e shohim rilindjen shqiptare të kalojë nga rilindja e Gjirokastrës, Tepelenës, Korçës,  Vlorës, beratit, Shkodrës, Lezhës e me rradhë, sepse rilindja shqip nuk mund të kuptohet pa kthimin e shkëlqimit të humbur mbi këto thesare të trashëguara nga të parët tanë që po rrënohet pa arsye për shkak se nuk kemi pasur një qeveri si ajo që do të kemi pas 23 Qershorit. Qeveri e Rilindjes dhe jo të rrënimit, qeveri të punësimit dhe jo të papunësisë, qeveri që do të mbështesë biznesin dhe jo qeveri që po e shkatërron biznesin, qeveri e shërbimeve sipas nevojës dhe jo sipas qejfit, qeveri që do të mbështesë fshatin dhe ta braktis atë, qeveri që do të punojë për një Shqipëri të pastër dhe jo qeveri që e ka lënë Shqipërinë mes plerash dhe importon plehra dhe nga jashtë, qeveri që do ta bëjë shqipërinë shembull suksesi, modeli dhe frymëzimi në rajon dhe jo qesharake. Për të gjitha këto, gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria në 23 qershor do të votojnë masivisht për Partinë Socialiste”u shpreh Rama.