Fondi Shqiptar i Zhvillimit investime në rrugët e komunave të Përmetit

Për më shumë se 15 vjet komunat Ballaban, Sukë, Dishnicë dhe bashkisë Këlcyrë në rrethin e Përmetit kanë patur infrastrukturë të amortizuar që vështirësonte lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në zbatim të strategjisë së zhvillimit rural ka nisur asfaltimin e 15 km rrugë për ti kthyer normalitetin e lëvizjes banorëve.Përfituesit e parë të kësaj ndërhyrje janë 17 mijë banorë të këtyre komunave, ndërsa projekti parashikon një rrugë me paramentra bashkëkohorë, asfalt, bankina, sinjalitikë dhe sistem kanalizimesh. Punimet u inspektuan nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimi, Benet Beci.Përveç komunave që patën nevoja emergjentë për ketë ndërhyrje, asfaltimi i këtij segmenti i vjen në ndihmë 45 fshatrave ku banorët kanë mundësi të marrin shërbimet shëndetësore dhe fëmijët të ndjekin normalisht shkollën. Por ky segment rrugor do të shërbejë për rrethin e Përmetit si urë lidhëse me Tepelenën dhe Beratin.Fermerët e kësaj zone janë të njohur për vreshtarinë, prodhimin e perimeve, frutave, qumështit dhe nënprodukteve të tij. Pas rikonstruksionit të rrugës edhe bukuritë natyrore të zonës do të jenë të prekshme për të gjithë vizitorët që duan ta frekuentojnë. Turizmi do të jetë një tjetër sector, i cili pritet të zhvillohet pas këtyre ndërhyrjeve.