Policia greke në alarm, 25-vjeçari i arratisur dhe grabitës i bankës drejt kufirit shqiptar

Policia greke është vënë në alarm pas marrjes së një informacioni se Klement Çala, një nga të arratisurit nga burgu i Trikallasë, i cili grabiti dje një bankë në Larisa, po lëviz drejt kufirit me shtetin shqiptar.Policia greke ka ngritur postblloqe të përforcuara në Janinë, Kakavijë dhe Igumenicë për kapjen e 25-vjeçarit.25 vjecari, Klement Çala, është njëri prej 11 shqiptarve të arratisur më 22 Mars nga burgjet e Trikalas I cili ka marrë pjesë në grabitjen e armatosur të Enjten në mëngjes në Bankën Kombëtare në sheshin qëndror të Larisës.Rreth orës 8:40 në mëngjesit, Çala së bashku me një person tjeter, të dhënat e të cilit ende nuk dihen, kanë hyrë fillimisht si klientë në bankë dhe më pas nën kërcënimin e armëve të tipit kallashnikov kanë grabitur rreth 1 milion euro, ndërsa kanë ikur nga vendi i ngjarjes përmes një dritareje.Në rrjedhën e hetimeve për identifikimin e tyre nga policia janë ngritur postblloqe në pikat kyçe të rrjetit rrugor në të gjithë rajonin dhe është aktivizuar një numër i madh i forcave të policisë dhe të patrullimit, si dhe helikopterë policie.Nga hulumtimet e deri tanishme, është gjetur një makinë e djegur në zonën e Larisës, e cila ishte raportuar si e vjedhur që prej 17 Tetorit, të 2011 nga Athina, ndërsa kjo lidhje investigohet me arratisjen e dy hajdutëve.Ndërkaq materiali gjenetik i të dyshuarit Çala dhe dy të tjerëve të arratisur ishin gjetur në furgonin e bardhë të vjedhur në Korinth pas përleshjes mes policëve dhe të arratisurve, ku si pasojë u plagos për vdekje një 25-vjeçare greke.