"Sarsi i ri", OBSH: Rrisni vigjilencën. Pipero: Kur duhet të kemi kujdes
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar autoriteve shëndetësore në botë dhe në Europë të marrin të gjitha masa e nevojshme për të izoluar koronavirus dhe për të mos lejuar përhapjen e tij nga lëvizja e njerëzve. Thirrja e OBSH është edhe për vendin tonë ku autoritet shëndësore duhet të tregojnë vëmendje të veçantë sidomos në pikat e kalimit kufitar.Mjekët infeksionit shpjegojnë se Koronavirusi njihet në gjuhë më të thjeshtë si "Sarsi i ri", ai është një nëntipi i SARSIT i cili 10 vjet më parë kërcënoi botën me 8000 perona të prekur dhe 800 viktima. Edhe në këtë rast, paniku qëndron për faktin se vdekshmëria e të prekurve nga ky virus është i lartë.Simptomat kanë të ngjashme me atë të një gripi normal por koronavirusi prek më tepër mushkrinë, veshkat dhe përhapet shumë shpjetë në organet e tjera. Rrugët e transmetimit janë ende të paqarta por dyshimet e transmetimit janë nga kolla, tështima deri në kontaktin fizik me të prekurin. Në Shqipëri nuk ka vend për panik dhe as kampionet të dyshuara që mund të jenë dërguar ISHP.Nuk mund të flitet ende për vaksinën e duhur për të luftuar këtë virus. Përhapja e tij nis vendet e Lindjes së Mesme ku u shënuan 30 të prekur dhe gjysma e tyre janë viktima. Rastet në Evropë kanë qenë të lidhura me udhëtarët që u kthyhen nga Gadishulli Arabik. OBSH rekomandon shmangien e lëvizjes nga vendet arabe ndërsa aplelojnë qytetarët në të gjithë botë të shmangin kontaktet me personat të cilët shfaqen probleme me frymëmarrjen, kanë tështima dhe kollë të shpeshtë.