Berisha: Rama dhe Meta të hedhin tek a çift për debat me mua

Kryeministri Berisha e kaloi me një batutë pyetjen nëse të ketë një debat televiziv mes tij dhe kryesocialistit Rama.Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Berisha theksoi se si Ilir Meta ashtu dhe Edi Rama kërkojnë që të jetë në debat me të.  Ai sulmoi dhe ish- aleatin e tij, Ilir Meta duke i thënë se nuk mund të jetë një ditë në opozitë e një ditë në qeveri."Keni parë ju që do edhe zoti Meta debat. Të bëjnë tek a çift. Unë e kam ftuar 2 herë në debat. Unë kryeministër e ftoja, jo më thoshte. Të zgjidhin problemet që kanë me njëri- tjetrin. Një gjë kam me Metën. Nuk mundet që një ditë të flasë si qeveri dhe njëherë si opozitë” tha Berisha.Berisha i përgjigjet analistëveKryeministri Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të analistëve se ai nuk përballet dot me ta në studiot telvizive."Në rekordin tim kam debatet më të shumta dhe më intensive.  Kësaj herë unë jam kryeministër dhe është në detyrimin tim të dalë ballë për ballë me qytetarët dhe këtë e konsideroj të domosdoshme. Secila nga këto është një debat televiziv.  Ata shtrojnë probleme nga më të ndryshmet. Kurrë ndonjëherë në media nuk kam qënë më aktiv se në këtë fushatë por kjo nuk do të thotë që nuk do të jem pjesë e studiove televizive. Fushatat janë beteja dhe ti zgjedh mënyrën tënde për të hyrë në betejë. Për një kryeministër ballafaqimi me qytetarët është një detyrim. Është hera e parë që unë si shefi i ekzekutivit që unë konkretizoj programit të 4 viteve të ardhshme para zgjedhjeve dhe ky është programi më i strukturuar.  Në autobus nuk rri dot unë se në autobus rri ai tjetri. Unë jam tokësor" shtoi kryeministri.Berisha: Nuk ndërhyjmë në problemin e KQZ-sëNdërkohë, kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca nuk do të ndërhyjë në mënyrë absolute në problemin e KQZ-së. “Ai u shndërrua në një problem pazar të kreut të PS-së dhe aleatët e vetë në mënyrë më bizantine. Dy anëtarët e PS-së e dhanë dorëheqjen në shtringim të plotë dhe totale” shtoi kryeministri.Kreu i qeverisë theksoi se është i gatshëm të mbledhë parlamentin dhe të votohen anëtarët e opozitës."Po të duan që nesër. Nuk e parashikon ligji por ne mund ta bëjmë. Por Rama nuk i sjell anëtarët sepse do ta përdor si skuzë për të mos njohur zgjedhjet.  Është unik ai s`ka energji. Unë s`kam energji për të futur në labirinthet e zotit Rama.   Unë aspak nuk mund të tërhiqem. Favori që i bëj është që t`i votojmë anëtarët në Parlament” shtoi kryeministri.Berisha për heqjen e vizave me SHBA-nëKreu i qeverisë është pyetur edhe në lidhje me deklaratën e ambasadës së SHBA-së se Shqipërisë nuk mund t`i hiqen vizat pasi nuk i ka mbushur kriteret për të cilën ka thënë: “Ambasada e SHBA ka thënë një të vërtetë në lidhje me heqjen e vizave me Shqipërinë. Qeveria as sot dhe asnjëherë nuk do të kërkojë favore që nuk i përkasin.Kjo gjë përbën një premisë shumë të mirë për plotësimin e kritereve për heqjen e vizave. Ne plotësuam120 kritere për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian dhe do të  kërkojmë ndihmë për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave me SHBA”.Përfshirja e ish-deputetëve të PS-së në listën e PD-sëGjithashtu kryeministri sqaroi edhe arsyen e përfshirjes në listën e PD-së të 3 ish-deputetëve të Partisë Socialiste."Zoti Meta dy muaj përpara ndërpreu marrëveshjen. Kujtoi se kështu do të rrëzohet Sali Berishën. Kjo është  injorancë e gjallë kushtetuese. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e përcakton këtë. Ajo përcakton një qeveri mazhorance dhe politike. Këta deputetë socialistë pranuan të mos futej vendi në një fazë pasigurie. Ka një bazë morale të fortë, një interes më madhor prevalon përpara interesit të Partisë Demokratike. Dhe ky interes është që vendi të shkonte në zgjedhje normale.  Për qëllimin që ata mbajtën unë pa hezimim i vendosa në listë. Themelore është vlera” tha kryeministri.Akuzat e Ramës për përfshirjen e administratës në fushatëKryeministri Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të kryesocialistit Rama se po përdor administratën në fushatë."Në një vend të lirë administrata e tërë ka të drejtë të padiskutueshme, përveç ushtrisë dhe SHIK-ut ka të drejtë të angazhohet në fushatë pa shkelur orarin zyrtar. Ne kemi draftin që thotë që punonjësit civil të marrin pjesë në fushatë. Ti nuk mund ti mohosh tjetrit veprimtarinë politike. Ata mund të marrin pjesë në fushatë  në vullnetin e tyre të lirë. A po bëjnë fushatë punonjësit e bashkisë së Durrësit? Absolutisht që po dhe le të bëjnë. Por vendimi ynë është ky: asnjë mjet dhe asnjë burim qeveritar nuk mund të përdoret për fushatë përveçse fondet e partisë.  Unë i bëj thirrje administratës të mos ndikohet nga kërcënimet e tij, pasi është në një gjendje nervoze.  U thotë policëve që jeni banditë. Shkon në Berat dhe u thotë jeni armiq, shkon në Shkodër dhe u thotë se jeni tradhëtar. Të gjitha këto janë stisje dhe sajime të një njeriu të dëshpëruar që iu fik fushata. Atë të shkoj ta gjej me Koçon jo me mua” tha Berisha.