KQZ thirrje 16 partive politike: Dorëzoni dokumentat, sot skadon afati për listat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë apel partive politike të cilave iu janë rikthyer për plotësim listat e kandidatëve se sot është afati i fundit për ridorëzimin e tyre.Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ, ka theksuar se janë miratuar listat shumëemerore për 50 parti politike, ndërsa 16 partive u janë kthyer listat për rishikim."Në 11 maj KQZ përfundoi edhe verifikimin e listave ku nga 66 parti, për 50 prej tyre ka vendosur miratimin e listave shumëemërore të kandidatëve dhe për 16 parti ka vendosur për kthimin e dokumentacionit. Afati për ridorëzimin e dokumentacionit të dorëzuar është dita e sotme 13 maj” tha zëdhënësja.Gjithashtu zëdhënësja e KQZ-së rikujtoi se në këtë institucion kanë dorëzuar listat shumëemërore për kandidatët 66 parti politike ku 62 prej tyre janë pjesë e koalicioneve zgjedhore ndërsa 4 subjekte do të kandidojnë të vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.