PD, Bogdani: Rama i fshihet të kaluarës
Partia Demokratike ka vijuar sulmet për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, nëpërmjet deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili në një deklaratë për mediat ditën e sotme është ndalur në kandidimin e Ramës në Vlorë, njëkohësisht ka sulmuar dhe projektin ekonomik të Partisë Socialiste.“Askush nuk është më i rrezikshëm për biznesin se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Rama po ja mbath të kaluarës së tij e cila ka sjellë shkatërrimin e bizneseve. Qytetarët shqiptarë meritojnë shumë më tepër se Rama, prandaj Partia Demokratike ka krijuar programin më të mirë për shqiptarët. Sipas raportit të KE-së Shqipëria është vendi i 18 më i mirë në botë për investimet e huaja. Sipas KE-së Shqipëria këtë vit do ketë rritje më të madhe ekonomike se vitin e kaluar”, u shpreh Bogdani.