Berisha në “Facebook”: Brenda 3 javëve, përfundojnë ndërtimin 3 HEC-e të tjera
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, inagurimin e dy HEC-eve në Kaskadën e lumit Luma.“Të dashur miq, në grykën e Vanajt dje, inauguruam dy HEC-e në Kaskadën e lumit Luma, HEC-in e Belle dhe HEC-in e Orgjost, me kapacitet 15 Megaëat, ndërtuar nga kompanitë shqiptare “Euron Energy Group”, me një investim 30 milion euro.Presidenti i kompanisë më informoi se brenda 3 javëve, atë përfundojnë ndërtimin dhe të 3 HEC-eve të tjera në kaskadën e këtij lumi. Ndërsa 6 HEC-e të tjera janë në përfundim dhe po ndërtohen nga kompani të tjera. 11 HEC-et e kaskadës së lumit Luma, që përfundojnë të gjitha brenda një muaji, prodhojnë sëbashku 50 Megaëat, pra sa hidrocentrali i Ashtës. Ato ndërtohen me konçesion të gjitha nga kompani shqiptare dhe me prodhimin e tyre mbulojnë tërësisht konsumin e energjisë së qarkut të Kukësit.Nisma jonë, “Shqipëria vend lider në rajon në prodhimin e energjisë ujore”, po bëhet çdo ditë e më vërtetë. Ne mbajmë premtimet tona! sb ", shkruan kryeministri.