Sequi:Koha që Shqipëria të ketë arritje të qëndrueshme në drejtësi
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka vlerësuar sot arritjet e bëra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri por theksoi se është i rëndësishëm konsolidimi i shtetit të së drejtës dhe zbatimi i ligjeve.Duke folur në takimin e zhvilluar me rastin e përmbylljes së misionit EURALIUS, ambasadori Sequi theksoi se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë arritje të qëndrueshme në sistemin e drejtësisë."Ata që janë përgjegjës për shtetin e së drejtës duhet të garantojnë pavarësinë e eficencën e gjyqësorit . Drejtësia i jep kuptim demokracisë dhe kjo i shtron rrugën avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Askush të mos jetë mbi ligjin, të gjithë duhet ta respektojnë njëlloj atë. Pritshmëria jonë ndaj vendit për të garantuar pavarësinë dhe eficencën e gjyqësorit është realiste. Presim që ligje të rëndësishme të miratohen nga Shqipëria" tha ambasadori.Shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë e ka vënë gjithashtu theksin edhe tek ndarja e pushteteve e cila sipas tij është mjaft e rëndësishme."Ndarja e drejtë e pushteteve, pavarësia e gjyqësorit varet nga përkushtimi i tre pushteteve. Ne kemi sjellë edhe pajisje audoviziale në gjykata për ta bërë procesin sa më shumë transparent. Është përgjegjësia juaj që të përmirësoni sistemin e drejtësisë, është përgjegjësia juaj që të jepni drejtësinë për qytetarët shqiptar" tha ambasadori.Nishani: Ka gjyqtarë dhe prokurorë që jetojnë në luks