Berisha: Zëra për rritje taksash, zëra të thatë në shkretëtirë
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inagurimin e fillimit të punimeve të hidrocentralit të Banjës në Elbasan.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e cilësoi si historik nisjen e punimeve për ndërtimin e HEC-it të Banjës e cila sipas tij do ta shndërrojë Shqipërinë nga vend importues në vend eksportues të energjisë elektrike."Ky është një moment historik për Shqipërinë. Ne ingurojmë sot fillimin e punimeve pregatitore për ndërtimin e HEC-it të Banjës nga kompania më e madhe e kësa fushe në Europë dhe botë, kompania më e suksesshme në fushën e hidro-energjisë gjigandi Shtatkraft, kompani publike e mirënjohur në mbarë botën për standartet e saj të shkëlqyera, eficente, e mirënjohur në mbarë botën për standartet e saj sociale. Kompania Shtatkraft zbarkon sot këtu në Gramsh e vendosur për të bërë historinë në këtë vend në ndërtimin e Kaskadës së Devollit, investim madhor në historinë e Shqipëirisë, investimin më të madh në historinë e hidro-energjitikës" theksoi Berisha.Ndërsa premtoi përmirësimin e klimës për biznesin, kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe opozitën."Zbarkimi i Statkraft-it në Shqipëri është rezultat i padiskutueshëm i suksesit të reformave të qeverisë shqiptare, sukses i cili ka vendosur Shqipërinë në vendin e 18-të më të mirë për sa i përket klimës për investitorët e huaj. Unë zotohem sot këtu se qeveria do të bëjë gjithçka që gjatë mandatit të ri të përmirësojë më tej klimën e biznesit. Të gjithë zërat e taksave të larta apo zërat që synojnë të cenojnë klimën e biznesit do të mbeten si zëra të thatë në shkretëtirë " theksoi kryeministri.Kryeministri ka theksuar se vepra që ndërtohet për disa vite do të jetë gjenerator punësimi të qytetarëve të Gramshit, Elbasanit, direkt e indirekt në funksion të kësaj vepre do të punësohen jo më pak se 5 mijë qytetarë.Gjithashtu, Kryeministri Berisha theksoi se do të jetë e afërt dita kur Shqipëria, me rezervat e saj ujore, do të shndërrohet në një vend lider për prodhimin e energjisë ujore në rajon.