Majlinda Bregu në Durrës, apelon sërish për miratimin e 3 ligjeve në kuvend

Zgjedhjet më standarde dhe pranimi i rezultatit pa kundërshtime nga palët do i hapë rrugën Shqipërisë për të kërkur çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ndërsa apelon sërish për miratimin e 3 ligjeve në kuvend, deklaron se me plotësimin e standardeve, vendi ynë do kërkojë çeljen e negociatave.Ministrja e Integrimit reagoi edhe për mos respektimin e kuotës 30% në listën e kandidateve femra për deputete në zgjedhjet e 23 Qershorit.Këto deklarata Ministrja Bregu i dha në Durrës  në kuadër të Javës Europiane, në një diskutim rreth proçesit të integrimit evropian, me pjesëmarrësit e Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike. Ky program organizohet në Shqipëri që prej vitit 2007, nën kujdesin e Këshillit të Evropës dhe mbledh së bashku politikanë të rinj, drejtues të administratës publike e shoqërisë civile, me qëllim krijimin e një brezi të ri liderësh.