Fier, shtohen rastet e fëmijëve me leuçemi

Shtohen rastet e fëmijeve me leuçemi në qarkun e Fierit, të cilët kërkojnë ndihmë  financiare pranë shërbimit social.Leuçemia është një sëmundje mjaft e përhapur në qarkun e Fierit dhe kjo ka detyruar familjet të cilat për shkak të paaftësisë për të punuar si dhe për gjendjen e vështirë ekonomike, të kërkojnë ndihmë për të përballuar shpenzimet tek strukturat shtetërore.Pranë shërbimit Social të Fierit, nuk kanë munguar edhe rastet të tjera të fëmijëve me sëmundje të rënda, por jo të gjitha rastet që paraqiten mund të pranohen n komision për të përfituar kemp.Proçedurat e kempit përsëriten çdo fillim viti, për të siguruar vazhdimin e marrjes së kësaj  ndihme.