Berisha: Nesër hapim sëbashku në Tiranë fushatën e fitores

Partia Demokratike çel nesër fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.Lajmi është bërë nga vetë kryeministri Berisha në faqen sociale Facebook ndërsa ka shtuar se fushata për zgjedhjet e qershorit është ajo që do e çojë PD-në drejt fitores.“Të dashur miq! Nesër në ora 19:30, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim sebashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e Fitores sonë të re!” shkruan Berisha.Koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike quhet “Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”. Partia Demokratike do të kërkojë votat e shqiptarëve për një mandat të tretë në qeverisjen e vendit.