Meta në Ersekë: Është koha për një drejtim të ri për vendin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar në Ersekë kandidatin për deputetë Arben Malo.Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se është koha për një drejtim të ri për vendin pasi sipas tij është koha që vendi të ecë më shpejt drejt integrimit në Bashkimin Europian.“Besojmë te vullneti i shqiptarëve për të thënë një "po" të fortë për rotacionin më 23 qershor. Koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion” theksoi Meta.Kryetari i LSI-së  u shpreh se  pas 23 qershori qeveria do të kthejë sytë nga Kolonja e cila aktualisht është e braktisur pasi kjo zonë ka përkrahur tradicionalisht të majtën.Sipas Metës LSI do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm, do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm edhe në qeverisjen e ardhshme, por edhe në atë rajonale.