"Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote!"
Nis promovimi i vlerave dhe bukurive të kanioneve të Osumit.Nën moton "Nise udhëtimin tëndnga Shqipëria jote!", Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Rafting ka organizuar një udhëtim për të prezantuar resurset e veçanta të kësaj zone.Drejtorja e AKT-së, Brikena Arapaj, vlerëson se kanioni rreth 13 km i gjatë, me pamje mahnitëse meriton vëmendjen e nevojshme për reklamim.Presidenti i FSHR-së, Zamo Spathara, vlerëson mbi të gjitha sigurinë e tureve. Ai është një ndër të parët që ka zbuluar vlerën e madhe turistike të kanioneve të Osumit dhe promovoi për herë të parë sportin e rafting në Shqipëri.Sipas statistikave, gjatë vitit të kaluar, gjatë muajve Mars - Tetor, numri i turistëve që kanë provuar eksperiencën e këtij sporti në kanionet e Osumit, ka qenë rreth 2 mijë vetë. Lundrimi zgjat nga 2.5 deri në 4 orë, kohëzgjatja varet nga niveli i ujit. Periudha që sugjerohet për të vozitur në kanionin e Osumit, është Shkurt-Qershor.