Lejet “zbrasin” burgjet, arratija e rradhës me firmën e Drejtorit në Peqin
Moskthimi në qeli pas lejës së Romeo Rustemaj i ka kushtuar pezullim nga puna Drejtorit të burgut të Peqinit. Sajmir Salla, është pezulluar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve, Gazmend Dibra, pasi 19 vjeçari i dënuar me 10 vjet burg për vrasje theu lejen e dhënë dhe nuk u kthye më në vendin e vuajtjes se dënimit.Rustemaj, kishte marrë leje shpërblyese më datë 7 maj ora 13:00 dhe duhej të kthehej të dielën në qelinë ku vuante dënimin, por ai ka thyer rregullat duke mos u kthyer.Ai vuante në burgun e Peqinit dënimin prej 10 vitesh burg për vrasjen në rrethana të cilësuara të një oficeri të policisë.I dënuari është shpallur në kërkim nga policia dhe konsiderohet si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Ngjarja është identike më atë të ndodhur pak ditë më parë në Burgun e Fushë Krujës, ku një i burgosur tjetër për vepra të rënda penale tentoi të arratiset pas lejes shpërblyese.Ilir Avdillari, ish-anëtar i bandës së Yzberishtit u arrestua në afërsi të Rrogozhinës, ndërsa i kushtoi detyrën drejtorit të burgut të Fushë Krujës.