Aksident i trefishtë në Kashar, plagosen tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2013, 16:00
Kthehen sërish aksidentet në rrugë.Një aksident i cili ka pasur si bilanc tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kasharit, ku tre automjete janë përplasur me njëri tjetrin.Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen të gjithë jashtë rrezikut për jetën.Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se faktor mund të kenë qënë rreshjet e shiut dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve.Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.