Korçë, grabitet një karburant, plagoset roja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 09:00
Grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm një karburant në Korçë.Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec ku dy persona të maskuar dhe me armë kanë sulmuar rojen e karburantit dhe më pas kanë grabitur rreth 1 milionë lekë.Menjëherë roja e karburantit, Albert Hoxhallari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve si dhe kapjen e tyre.