Çelet sezoni turistik në Himarë

Himara ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2013.Si asnjherë tjetër, sheshi  kryesor i qytetit të Himarës ka qënë i populluar, ku përveçse banorëve të zonës ka pasur edhe shumë turistë, si gjerman dhe holandez, të cilët kanë kaluar një ditë ndryshe në Himarë .Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është shprehur se ky sezon për Himarën do të jetë i ndryshëm, pasi piksynimi i Bashkisë së Himarës, është turizmi kulinar, ku ushqimet tradicionale e  gastronomia do  të jenë një faktor për tërheqjen e turistëve.Në çeljen e sezonit binin në sy tavolinat me ushqimet tradicionale të zones. Po ashtu në këtë event, nuk kanë munguar dhe performancat me shfaqje sportive si dhe me grupe këngëtarësh.Aktiviteti ka vazhduar deri në orat e vona të mbrëmjes.