PD hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit

Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.Njoftimi i bë dje nga vetë kryeministri Berisha në faqen sociale Facebook ku ftoi të gjithë qytetarët nga Tirana dhe gjithë Shqipëria të marrin pjesë në hapjen e fushatës që do të shoqërohet dhe me një koncert të madh.“Të dashur miq! Në orën 19:30, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim sebashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e Fitores sonë të re!” shkruante dje kryeministri në Facebook.Ndërkohë, gjatë paradites kryeministri do të jetë në Elbasan për inaugurimin e fillimit të punimeve të hidrocentralit të Devollit dhe në një takim me biznesin.