Mediu takim me shtabin elektoral të PR-së në Korçë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat lokale në Korçë.Gjatë këtij takimi ku merrnin pjesë drejtuesit lokale të PR-së për qarkun e Korçës, si dhe anëtarët e shtabit elektoral të PR-së u diskutua ne lidhje me organizmin e strukturave gjatë fushatës, marrëdhenien me forcat aleate të koalicionit, maksimalizimin e votës republikane në qark, si dhe angazhimin e drejtëpërdrejtë në terren të të gjithë drejtuesve të PR-së.Në fjalën e tij, kreu i PR-së nevojën për një marrëdhenie korrekte të këtyre strukturave, si brenda koalicionit, por edhe jashtë tij, duke respektuar rregullat e fushatës elektorale, si dhe duke shfaqur si një force politike, që zhvillon një fushatë model për nga organizimi.