Dhënia me koncesion e Kalasë së Lezhës, PS:Po dëmtohen asetet turistike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2013, 10:00
Dhënia me koncesion për 20 vite e Kalasë së Lezhës ka sjellë reagimin e socilistëve të Lezhës.Kryesuesja e listës së PS-së në qarkun e Lezhës Mimi Kodheli dhe deputeti Auron Tare kanë deklaruar se në këtë mënyrë po dëmtohen asetet turistike dhe se të gjitha këto koncensione do të anullohen kur të majtët do vijnë pushtet pas 23 qershorit.E pavarësisht kundërshtimit të këtij vendimi të qeverisë përfaqësuesit e PS-së nuk kanë prezantuar zgjidhje më të mira për të mirëmbajtur dhe ridimensionuar këto asete të rëndësishme.Ndërkohë që pro dhënies me koncesion të Kalasë së Lezhës ka qenë edhe kreu i Bashkisë Viktor Tushaj i cili është përfaqësues i LSI-së.