PDS çel fushatën në Burrel, Milo: Anëtarësimi në BE kërkon standarte jo vetëm 3 ligjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2013, 09:45
Anëtarësimi në BE nuk kërkon vetëm miratimin e tre ligjeve siç pretendon kryeministri por kërkon standarte në shumë drejtime. Kështu ka deklaruar Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokracia Sociale gjatë hapjes së fushatës në qytetin e Burrrelit.Kreu i PDS-së theksoi në këtë takim se fushatës zgjedhore duhet ti kushtohet një punë e vazhdueshme që të arrihet një rezultat sa më pozitiv në këto zgjedhje.Milo theksoi nder te tjera se fushata e tyre në qarkun e Dibrës nuk ka si qëllim për të nxejrrë vetëm kryetarin e partisë për deputet pasi duhet që kjo forcë politike në parlamentin e ardhshëm të ketë deputet të cilët duhet të ngrenë zërin e tyre për shqetësimet dhe problemet e popullit dhe jo të ngrenë kartonin siç kërkon kryetari i partisë.