Zgjedhjet, vijnë nesër në Tiranë vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it
Mbërrijnë nesër në Tiranë ekipi i vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it të cilët kryesohen nga ekspertja amerikane Conny McCormack.15 maji, do të shënojë dhe nisjen e konferencës së parë të shtypit të këtij ekipi monitories i cili fillimisht ata do të vëzhgojë fushatën elektorale, përfshi analizimin e listave të përpiluara për zgjedhjet sikurse zbatimin e legjislacionit dhe monitorimin e medias.Ndërkohë që ekipi i ODIHR-it kryesohet nga zonja McCormack e cila njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka spikatur në çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve, përfaqësuesi i ekipit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është parlamentari slloven Roberto Battelli.Ekipi i vëzhguesve të ODIHR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet.