Berisha në Shkodër: Rama në autobuz thurr ëndrrën që s`do t`i bëhet realitet

Kryeministri Berisha ka vijuar turin e inagurimeve të rrugëve ndërsa paraditen e sotme, shefi i qeverisë ka inaguruar rikontruksionin e rrugës Ura Gjadër – Mnelë në Shkodër.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka falenderuar banorët për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike."Çdo votë e juaja ka qënë për ndryshimët që Shqipëria ka bërë në këto vite. Kjo rrugë që lidh komunën me aksin kombëtar të vendit, shkurton distancën me Shkodrën por edhe me qëndra të tjera.Vij këtu në komunë dhe konstatoj se gjatë këtyre viteve janë bërë përpjekje për të zhvilluar potencialet tuaja por rruga hap një prespektivë të re jo vetëm në prodhimet tuaja bujqësore me të cilat ju keni bërë përparim thelbësore. Sot kjo komunë ka kultivuar 130 ha ullinj, 110 ha vreshta dhe prodhimet e tyre janë të cilësisë më të mirë” tha Berisha.Shefi i qeverisë nuk ka pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar ai thurr ëndrra në autobus për t`u bërë kryeministër."Ne do marrim statusin e kandidatit dhe këto fonde mund të 6-fishohen. BE dhe KE sektorin që subvencionon më shumë është bujqësia, dhe Shqipëria do përfitojë nga këto fonde.  Këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi. Ka zgjedhur një autobus luksoz për vete, vetë shofer e pasagjer. Aty ai tjerr ëndrrën që s’do t’i bëhet reale kurrë dhe në çdo gropë sheh një votë për tu bërë kryeministër, por ne kemi ndërtuar mbi 10 km rugë dhe do ndërtojmë çdo km rrugë” theksoi BerishaNdërsa u kërkoi shqiptarëve të votojnë në 23 qershor Partinë Demokratike, kryeministri sulmoi edhe aleancën PS-LSI duke e cilësuar atë si aleanca e mashtrimit."Ne vijmë para shqiptarëve, në Shkodër, në Vermosh dhe kudo në Shqipëri si forca politike e cila ka bërë të mundur që shqiptarët të firmosin ndryshimet më të mëdha. Ne vijmë në këto zgjedhje që bashkë me ju realizuam ndryshimet. Ne vijmë tek ju që së bashku me ju ndërtuam autostrada, aeroporte ndër më modernet, ndërtuam një sistem arsimor më modern. Në 23 qershor le të ecin të sigurtë drejt një fitoreje të merituar për projektin tonë të 4 viteve që do të vijnë. Kemi të meta dhe kemi bërë gabime, por jemi një qeveri serioze dhe këtë e provuam me heqjen e vizave edhe pse kreu i opozitës u mundua me të gjitha mënyrat të na pengonte.  Aleanca e 1 prillit, është aleanca e trillimit mashtrimit e nihilizmit. Ne më 23 qershor, do votojmë për 3 ligjet, kanalizimet, ujësjellësat, rrugët, shkollat ” shtoi kryeministri.Kreu i qeverisë gjithashtu rreth orës 13:00 do të inagurojë dhe një një plantacion vreshtash  të varieteteve të ndryshme në Hajmel të Shkodrës.