Mbyllet “Albanian Open”. Ceremoni Gala për ndarjen e trofeve

Ka përfunduar në Vlorë edicioni i 14 i turneut ndërkombëtar “Albanian Open 2013”, me një mbrëmje Gala të transmetuar në RTV “Ora News”, ku mernin pjesë Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë dhe presidenti i RTV “Ora News” Ylli Ndroqi, si dhe personalitete të tjera.Pas një jave gara të zhvilluara në qytetin e Vlorës, nën organizimin e Alket Islamit, u shpallën dhe fituesit.Për kategorinë e femrave, pilotja më e mirë i takoi Lituanisë, ndërsa në tre çmimet e para konkurrenca ka qënë e madhe. Në vendin e tretë u rendit një pilot nga Çekia, në vendin e dytë Matjas Lugas nga Sllovenia dhe në vendin e parë sërish kampioni në fuqi nga Bullgaria.Çmimi i vendit të parë u akordua nga Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.“Që të sjellësh bashkë, kulturën, sportin, diplomacinë dhe biznesin, gjë të cilën e ka bërë Ylli Ndroqi, është një gjë shumë e veçantë, dhe sidomos në këto vite”, u shpreh Wollfarth.Ndërkohë për vitin e dytë rradhazi po në këtë turne të rëndësishëm në Vlorë, për kampionatin mbarëkombëtar, fitues u shpall djaloshi i ri, Xhonatan Islami.Çmimi ju akordua nga presidenti i RTV “Ora News”, Ylli Ndroqi.Në fjalën e tij Ylli Ndroqi ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe  Ambasadorin e OSBE-së.“Si gjithmonë i gjendemi pranë Vlorës, jo vetëm për sport, për tu hedhur nga maja e Shushicës, por  edhe për ti dhënë një frymëmarrje hapjes së turizmit këtu në Vlorë, si gjithmonë në javën e dytë të Majit”, u shpreh  Ndroqi.Ylli Ndroqi ka falenderuar gjithashtu edhe organizatorin e këtij kampionati, Alket Islami, për nismën e tij prej shumë vitesh dhe i ka uruar atij suksese të mëtejshme.Organizatori i këtij eventi të rëndësishëm, edicionit të 14 të “Albanian Open”, është Alket Islami, i cili pas përfundimit të kësaj mbrëmje Gala, u shpreh:“Ylli Ndroqi ka patur një kontribut shumë të madh në “Albanian Open” ndër vite. Është një mirëkuptim shumë i madh dhe një ndihmë shumë e madhe që na ka dhënë dhe që na është gjendur edhe në këtë vit të vështirë financiar. Falenderoj “Ora News” si një partner mediatik fantastik, që na ka ndjekur kudo që ne kemi qënë. Ka qënë një rrugëtim i jashtëzakonshëm”, u shpreh Islami.“Albanian Open 2013”, organizohet çdo vit në qytetin bregdetar të Vlorës dhe RTV “Ora News”, i jep suportin e tij mediatik.