Koncert pianistik kushtuar familjeve të ushtarakëve të SHQUP

Një aktivitet artistik kushtuar fëmijëve dhe familjeve të ushtarakëve shqiptar i titulluar "Tingujt e Paqes", është mbajtur në kuadër të javës europiane.Protagonist të koncertit pianistik ishin Ami Muka dhe Johan Muka të cilët kanë përçuar optimizëm dhe solidaritet tek të gjithë të pranishmit nëpërmjet interpretimeve të tyre.Të dy motër e vëlla ata luajtën pjesë të zgjedhura nga repertori i kompozitorëve më të famshëm botëror si Bethoveni, Bah dhe Moxart. Me koncertin recital "Tingujt e Paqes" dy pianistët e vegjël shprehën me gjuhën e tingujve jo vetëm pasionin për muzikën por edhe nota të ngrohta për më shumë paqe në botë. Koncerti ishte një nderim dhe respekt për trupat tona ushtarake që veprojnë me misione paqeruajtëse në zonat më të nxehta të konflikteve anembanë globit, në kuadër të Nato-s.